Kreu

Papirus dhuron libra për studentët e ekselencës

Shtëpia botuese Papirus ka dhuruar libra për studentët e ekselencës në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit. Gjatë një ore të hapur të zhvilluar në ambientet e fakultetit të Histori-Filologjisë, përfaqësues të Papirus zhvilluan një diskutim me studentë të gazetarisë për botimet e reja që kanë vlerë në fushën e komunikimit dhe domosdoshëmira e tyre për të kuptuar dinamikat e tregut mediatik shqiptar.

Gjatë takimit, Papirus dhuroi për 10 studentë të ekselencës librat më të njohur të fushës së komunikimit. Ndër librat që u dhuruan studentëve ishin Komunikimi në shoqërinë masive-Artan Fuga, Mediat dhe shoqëritë-Francis Balle, Të shpëtojmë komunikimin- Domenique Wolton, Gazetaria shqiptare në tranzicion-Jonila Godole etj. Continue reading “Papirus dhuron libra për studentët e ekselencës”

Advertisements
Kreu

Papirus merr pjesë në Tirana Open, çmime për fituesit

Tirana Open-Festivali i librit paraqet një panair gjithëpërfshirës të librit për  nxitjen e shkëmbimit kulturor mes autorëve shqiptarë dhe ndërkombëtarë.  Me stenda nga shumica e shtëpive botuese të librit të Shqipërisë, panairi është organizuar në katin e parë të Pallatit të Kongreseve Continue reading “Papirus merr pjesë në Tirana Open, çmime për fituesit”